Po vjen platforma fintech më inovative veqveT. e cila ju mundeson bizneseve partnere ngritjen e shitjeve te tyre dhe individëve që deshirojne të sherbehen me ne duke ju ofruar nje treg dinamik dhe modern te te berit biznes dhe plotesimit te nevojave te ndryshme varesisht nga ofertat qe do te ofrojme.
Platforma si e tille do te sjelle risi ne tregun e financimit të blerjeve në Kosovë, dicka e cila nuk ekziston në Kosovë.
veqveT. është pjesë e grupit të kompanive iTECH
Per me shume vizitoni veqvet.com
KQZ: Përfundon shpërndarja e materialit zgjedhor, mbi 2 milionë votues
11/10/2025 - 11:19:13
Presidentja Vjosa Osmani mandaton kryeministrin në detyrë Albin Kurti për formimin e qeverisë së re Shkruan presidentja ; Sot, në përputhje me kompetencat kushtetuese, kam mandatuar Kryeministrin në detyrë, z. Albin Kurti, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Uroj që Republika e Kosovës sa më parë të ketë Qeveri me mandat të plotë kushtetues, ku do të merren vendime për të mirën e vendit dhe të gjithë qytetarëve tanë. 🇽🇰
11/10/2025 - 10:31:32
KQZ nis shpërndarjen e materialeve për zgjedhjet e 12 tetorit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar shpërndarjen e materialeve zgjedhore për votimet e 12 tetorit. Mes të tjerash, në këto materiale gjenden edhe fletëvotimet për kryetarë komunash e asamble komunale. Fillimisht, siç ka bërë me dije zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, materialet po grumbullohen në Qendrat Komunale të Numërimit e më pas mëngjesin e së dielës do të shpërndahen në secilën Qendër Votimi. “Këto materiale zgjedhore vendosen në Qendrat Komunale të Numërimit, të në çdo komunë të vendit dhe nga aty, të dielën në mëngjes do të shpërndahen në Qendra të Votimit”, tha ai. Elezi ka bërë të ditur se për këtë raund votimesh janë shtypur rreth 3.6 milionë fleta të votimeve, pra diku nga 1.8 milionë për kryetarë komunash dhe kuvende komunale respektivisht. “Në bazë të vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për raundin e parë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave dhe për Kuvendet Komunale janë shtypur mbi 3.6 milionë fletëvotime, nga 1.8 milionë për secilin lloj të zgjedhjeve”, shtoi Elezi. Institucioni kryesori i zgjedhjeve u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në votime në mënyrë që të kontribuojnë në mbarëvajtjen sa më të mirë të procesit zgjedhor.
11/10/2025 - 08:52:06
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë disa fotografi në kuadër të ndeshjes mes Kosovës dhe Sllovenisë, që po zhvillohet nga ora 20:45. Ndeshje kjo shumë me rëndësi për rrugëtimin e Kombëtares së Kosovës për kualifikime në Kupën e Botës. Përmes këtyre fotografive të publikuara në Facebook, Osmani ka treguar përkrahjen e saj për ekipin përfaqësues të Kosovës.
10/10/2025 - 19:46:30
Departamenti Special ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit F.SH për shkak të veprës penale Spiunazhi Prishtinë, 10 Tetor 2025 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit F.SH., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Spiunazhi. Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F.SH, ashtu që të njëjtit i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji. Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, sepse nëse i pandehuri lihet në liri, ekziston rreziku i ikjes, mund ti shmanget procedurës penale dhe se i njëjti do të jetë i pakapshëm për organet e drejtësisë, duke qenë se i njëjti dyshohet për vepër penale të një rrezikshmërie shumë të lartë përkatësisht për vepër penale spiunazhi, ngase duke pasur parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, e që fillimisht duhet specifikuar faktin se vepra penale e cila i ngarkohet të pandehurit F.SH. bënë pjesë në kuadër të kapitullit të veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, e cila vepër veçanërisht rrezikon institucionet dhe funksionimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës. Gjykata po ashtu vlerësoj se nëse i pandehuri lihet në liri, i njëjti mund të ndikojë në prova dhe në dëshmitarë si dhe mund të përsëris veprën e njëjtë penale ose mund të kryejë sërish vepra tjera penale në rrethana të njëjta ose më të rënda. Gjykata konsideron se pesha e veprës penale është e natyrës së rëndë, andaj caktimi i masës së paraburgimit është masë e domosdoshme në këtë rast penal dhe se cdo masë tjetër do të ishte e pamajftueshme për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale, pengimin e rrjedhës normale të kësaj procedure penale si dhe pengimin e përsëritjes së veprave penale. Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.
10/10/2025 - 18:29:56
Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor pasi dyshohet se gjatë arrestimit të një të dyshuari mbrëmë në një incident në Kaçanik ka tejkaluar autorizimet policore. Hetimet janë duke u zhvilluar në drejtim të veprës penale keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike, ndërsa pas konsultave me prokurorinë rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt, raporton KosovaPress. Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin veprime të tjera hetimore lidhur me rastin për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti.
08/10/2025 - 14:38:38