KQZ: Përfundon shpërndarja e materialit zgjedhor, mbi 2 milionë votues
11/10/2025 - 11:19:13
Presidentja Vjosa Osmani mandaton kryeministrin në detyrë Albin Kurti për formimin e qeverisë së re Shkruan presidentja ; Sot, në përputhje me kompetencat kushtetuese, kam mandatuar Kryeministrin në detyrë, z. Albin Kurti, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Uroj që Republika e Kosovës sa më parë të ketë Qeveri me mandat të plotë kushtetues, ku do të merren vendime për të mirën e vendit dhe të gjithë qytetarëve tanë. 🇽🇰
11/10/2025 - 10:31:32
KQZ nis shpërndarjen e materialeve për zgjedhjet e 12 tetorit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar shpërndarjen e materialeve zgjedhore për votimet e 12 tetorit. Mes të tjerash, në këto materiale gjenden edhe fletëvotimet për kryetarë komunash e asamble komunale. Fillimisht, siç ka bërë me dije zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, materialet po grumbullohen në Qendrat Komunale të Numërimit e më pas mëngjesin e së dielës do të shpërndahen në secilën Qendër Votimi. “Këto materiale zgjedhore vendosen në Qendrat Komunale të Numërimit, të në çdo komunë të vendit dhe nga aty, të dielën në mëngjes do të shpërndahen në Qendra të Votimit”, tha ai. Elezi ka bërë të ditur se për këtë raund votimesh janë shtypur rreth 3.6 milionë fleta të votimeve, pra diku nga 1.8 milionë për kryetarë komunash dhe kuvende komunale respektivisht. “Në bazë të vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për raundin e parë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave dhe për Kuvendet Komunale janë shtypur mbi 3.6 milionë fletëvotime, nga 1.8 milionë për secilin lloj të zgjedhjeve”, shtoi Elezi. Institucioni kryesori i zgjedhjeve u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në votime në mënyrë që të kontribuojnë në mbarëvajtjen sa më të mirë të procesit zgjedhor.
11/10/2025 - 08:52:06
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë disa fotografi në kuadër të ndeshjes mes Kosovës dhe Sllovenisë, që po zhvillohet nga ora 20:45. Ndeshje kjo shumë me rëndësi për rrugëtimin e Kombëtares së Kosovës për kualifikime në Kupën e Botës. Përmes këtyre fotografive të publikuara në Facebook, Osmani ka treguar përkrahjen e saj për ekipin përfaqësues të Kosovës.
10/10/2025 - 19:46:30
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka ashpërsuar tonin ndaj pushtetit aktual komunal në Prishtinë, duke e akuzuar për ndikim të oligarkëve në drejtim dhe zhvillim të qytetit. Në një postim në Facebook, ku Kurti fton qytetarët të votojnë kandidatin e partisë së tij për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ai ka thënë se kryeqyteti është bërë i vështirë për t’u jetuar. “Na duhet ky ndryshim, sepse Prishtina është bërë qytet i vështir për ne që jetojmë në kryeqytet, por edhe për ata që e vizitojnë. Nuk mund të bëhesh e as të jesh kryetar i Prishtinës kur oligarkët ta përcaktojnë kahjen e zhvillimit të qytetit. Nuk kalojnë të tillët më në Prishtinë e Prishtina nuk e lejon më këtë”, ka shkruar Kurti. Ai e ka cilësuar qeverisjen e kryetarit aktual, Përparim Rama, si të zhveshur nga vizioni dhe respekti për qytetarin.
08/10/2025 - 10:22:01
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se më 11 tetor 2025 përfundon periudha e votimit jashtë Kosovës për shtetasit e Kosovës të regjistruar për të votuar përmes postës në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale. Kjo periudhë kishte filluar më 17 shtator dhe vlen vetëm për 43,933 shtetas të regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës. Deri më 11 tetor, votuesit e regjistruar jashtë vendit duhet të dërgojnë pakon e tyre me fletëvotime në ndonjërën nga kutitë postare të KQZ-së. Për të ofruar mundësi të lehtë për votim përmes postës, kutitë postare janë funksionale në këto shtete: Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanada, Kosovë, Kroaci, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, Mbretëri e Bashkuar, Norvegji, SHBA, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi dhe Zvicër.
08/10/2025 - 09:35:45
Spektakli i njohur Big Brother VIP Kosova do të nisë më vonë se sa ishte parashikuar. Fillimisht, nisja e tij ishte planifikuar për 31 tetor, por burime të Telegrafi pranë produksionit bëjnë me dije se nisja e edicionit të katërt është shtyrë deri në fund të nëntorit. Sipas të njëjtave burime, arsyet kryesore të shtyrjes lidhen me zhvillimet politike në vend. Në Kosovë do të mbahen zgjedhjet lokale më 12 tetor, dhe më pas balotazhi që pritet të zhvillohet katër javë më pas, më 9 nëntor. Produksioni ka vendosur që të shmangë përplasjen me këto ngjarje për të siguruar një start të fokusuar dhe tërheqës për publikun.
05/10/2025 - 07:36:35
Të dielën e ardhshme qytetarët e Kosovës u drejtohen qendrave të votimit për të zgjedhur kryetarët e komunave dhe asamblistët e kuvendeve komunale. Në vazhdën e përgatitjes për zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen fundjavën e ardhshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me trajnimin e anëtarëve të Këshillave të vendvotimeve që do të angazhohen në ditën e zgjedhjeve, më 12 tetor. Programi trajnues do të zhvillohet në 38 komunat e vendit dhe ka për qëllim të përgatisë më shumë se 15 mijë anëtarë me njohuri për detyrat dhe përgjegjësitë e tyre gjatë procesit zgjedhor. Procedurat e votimit dhe numërimit në vendvotim; procedurat e Votimit të Personave me Nevoja të Veçanta dhe procedurat e votimit me kusht, janë çështjet thelbësore në të cilat do të përqendrohet programi trajnues, ka njoftuar KQZ-ja. Në mbledhjen e fundit KQZ mori vendim për emërimin e anëtarëve të Këshillave të Vendvotimeve të rregullta, atyre me kusht dhe anëtarëve rezervë për Zgjedhjet Lokale, të cilët do të angazhohen në ditën e zgjedhjeve, më 12 tetor 2025. Sipas vendimit të këtij komisioni, emërohen 14,305, anëtarë të 2,571 vendvotimeve të rregullta dhe 54 vendvotimeve me kusht, ndërkaq 1,200 anëtarë të tjerë do të jenë rezervë. KQZ këtë javë akreditoi edhe 521 vëzhguesve, për vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale. Vëzhguesit e akredituar përfaqësojnë 26 organizata vëzhguese, si: organizata ndërkombëtare, organizatave joqeveritare dhe përfaqësi diplomatike në Republikën e Kosovës. Zgjedhjet në Kosovë do të zhvillohen në 948 Qendra të Votimit, me gjithsej 2,625 vendvotime, prej të cilave 910 qendra me 2,571 vendvotime për votimin e rregullt dhe 38 qendra, nga një për çdo komunë, me 54 vendvotime, për të mundësuar votimin me kusht.
05/10/2025 - 07:32:50
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar njoftimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, sipas së cilës Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituuar plotësisht për shkak të mungesës së një nënkryetari nga komuniteti serb. Në një intervistë për Klan Kosova, Limaj ka theksuar se partia që ai udhëheq do të vazhdojë të respektojë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese. Ad Armiku më i keq i prostatitit. Lexojeni para se ta heqin. “Duhet të shohim aktgjykimin e plotë për të parë se çfarë ka nxjerrë Gjykata Kushtetuese dhe çfarë udhëzimesh ka dhënë. A do të shkojë në përsëritje votimi i pakos së nënkryetarëve për komunitete?”, ka thënë ai. Limaj theksoi se ende nuk ka qartësi lidhur me veprimet e ardhshme, pasi gjithçka varet nga përmbajtja e plotë e aktgjykimit. “Apo do të vazhdohet me një? Është ende e panjohur derisa ta lexojmë aktgjykimin, dhe pastaj, mbi bazën e atij aktgjykimi, do të marrim vendime. Ajo çka mund t’iu them unë që tani, është se, si gjithmonë, ne vazhdojmë t’i ndjekim aktvendimet e Gjykatës Kushtetuese”, ka deklaruar Limaj.
05/10/2025 - 07:27:08
KQZ do të mbajë mbledhje sot nga ora 15:00. “Ju njoftoj se sot (e hënë, 29.09.2025, ora 15:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës me rendin e ditës të cilin e gjeni të bashkangjitur.”
29/09/2025 - 09:18:52
Të martën, më 1 tetor, në ora 12:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë do të organizohet një protestë paqësore në mbështetje të Arbnor Spahiut, ish-pjesëtar i Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës, i cili ndodhet në paraburgim në Serbi tash e katër muaj. Protesta, e cila organizohet nga familja Spahiu, ka për qëllim të sensibilizojë opinionin publik dhe të bëjë thirrje institucioneve vendore dhe ndërkombëtare për të reaguar ndaj asaj që familjarët e quajnë një padrejtësi flagrante. “Kjo protestë është një thirrje kundër padrejtësisë me të cilën Arbnori dhe familja e tij po përballen tash e katër muaj,” thuhet në njoftimin për media. Arbnor Spahiu ishte ndaluar nga autoritetet serbe në pikën kufitare të Horgoshit, ndërsa po udhëtonte nga Austria për në Kosovë me familjen e tij. Ai u shoqërua më pas në qendrën e ndalimit në Kanjizë.
29/09/2025 - 09:17:54
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara tha se arsyeja pse Uashingtoni ka pezulluar Dialogun e planifikuar Strategjik me Kosovës ka të bëjë me mbylljen e strukturave serbe në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe. I pyetur gjatë një bashkëbisedimi të sqaronte arsyen e vendimit të kumtuar nga SHBA-ja më 12 shtator, Kurti tha se ai nuk mund të bëjë kompromise me sundimin e ligjit. “[Arsyeja e pezullimit të Dialogut të planifikuar Strategjik] është për shkak të sundimit të ligjit në veri të Kosovës, i cili rezultoi të ishte kundër strukturave ilegale serbe dhe këtu nuk mund të bëj kompromise. Nuk mund t’ia lë këtë problem brezit tuaj. Mendoj që brezi im është ai që duhet ta përfundojë këtë”, tha Kurti. Kurti tha se raporti Kosovë-SHBA është tridimensional: mbrojtje, zhvillim dhe diplomaci. Përderisa në dy shtyllat e para tha se nuk ka probleme, sa i përket diplomacisë, sipas tij, ka “pengesa”. “Aty ku kemi disa pengesa është në diplomaci, sepse sipas meje, SHBA-ja e konsideron shumë të rëndësishme që ta tërheqë Serbinë nga hemisfera lindore sepse Serbia është e lidhur ngushtë me Moskën dhe ne, duke qenë të palëkundur në sundimin e ligjit, demokracinë, sovranitetin shtetëror dhe integritetin territorial, disa politikanë dhe diplomatë në SHBA vlerësojnë se ne nuk po e ndihmojmë SHBA-në që ta shkëpusë Serbinë nga Federata Ruse. Por, sinqerisht, ky nuk duhet të jetë problemi im”, tha Kurti, duke shtuar se ai përfaqëson interesat e Kosovës.
28/09/2025 - 19:10:24
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se po vazhdon periudha e aplikimit online për akreditimin e vëzhguesve dhe përfaqësuesve të mediave për monitorimin e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit. KQZ-ja ka bërë të ditur se afati për dorëzimin e kërkesave online për akreditimin e mediave vendore dhe ndërkombëtare, i cili ka filluar më 1 korrik, do të përmbyllet më 7 tetor.
26/09/2025 - 15:03:52
Pas aksidentit tragjik në Pejë, ku humbi jetën vëllai i këngëtarit të njohur kosovar Gjesti rast ky për të cilin Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht, ka reaguar Xheneta. Xheneta Fetahu, ish banorja e Big Brother Vip Kosova 4 që pati një lidhje me Gjestin brenda shtëpisë, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku i ka dërguar fjalë ngushëllimi Gjestit dhe familjes së tij në këtë moment të rëndë. “Ngushëllime të sinqerta për Gjestin dhe familjen e tij. Zoti ju dhëntë forcë e durim në këtë kohë të rëndë, ndërsa shpirti i tij u pushoftë në paqe e dritë të përjetshme. Kujtimi i tij i mirë do të mbetet përgjithmonë në zemrat tuaja”, ka shkruar ajo.
26/09/2025 - 15:01:06
Ambasada e Italisë në Kosovë ka njoftuar se në vend kanë mbërritur 24 karabinierë italianë, të cilët do të ndihmojnë në ruajtjen e sigurisë para zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen më 12 tetor. “Forca jonë është e lumtur të mirëpresë 24 karabinierë italianë 🇮🇹 në Kosovë, të cilët, së bashku me partnerët evropianë, do të ndihmojnë në forcimin e sigurisë para zgjedhjeve lokale. Si pjesë e EUROGENDFOR, ata po formojnë Njësinë Rezervë të Policisë së EULEX-it (RFPU), duke punuar për të mbështetur stabilitetin dhe për të ndërtuar besim brenda komuniteteve. Italia mbetet e përkushtuar ndaj paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe në gjithë Ballkanin”, thuhet në njoftimin e ambasadës italiane në Facebook.
25/09/2025 - 21:14:48
Në krye të KFOR-it sërish do të jetë gjeneralmajori turk, Ozkan Ulutash. Më 3 tetor, në orën 11:00, komandanti në largim Enrico Barduani do t’ia dorëzojë detyrën Ulutashit. Në ceremoninë e ndërrimit të Komandës do të jetë është admirali Stuart B. Munsch, komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli. “Gjeneralmajori i Ushtrisë Italiane, Enrico Barduani, do t’ia dorëzojë komandën e KFOR-it gjeneralmajorit të Ushtrisë Turke, Ozkan Ulutas”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
24/09/2025 - 14:16:57
Në dyvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë, sot është nderuar rreshteri Afrim Bunjaku i cili ra heroikisht gjatë këtij sulmi. Familjarë, zyrtarë të lartë shtetërorë, pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe qytetarë të shumtë vendosen kurora lulesh tek varri i rreshterit. Në ceremoninë e homazheve, një moment prekës preku të gjithë të pranishmit, ku djali i heroit Bunjaku nuk i mbajti lotët pas vendosjes së luleve pranë varrit të babait të tij. Ai shihet teksa ngushëllohet nga të pranishmit dhe zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani. Figura e Afrim Bunjakut mbetet simbol i sakrificës dhe guximit në mbrojtje të rendit kushtetues, jetës dhe sigurisë së qytetarëve të Republikës së Kosovës.
24/09/2025 - 14:05:18