Të gjitha lajmet Ngjarjet më të reja të shoqëruara me imazhe, video dhe analiza të thelluara
Trump: Izraeli pranon vijën fillestare të tërheqjes nga Gaza, pritet konfirmimi i Hamasit
Trump: Izraeli pranon vijën fillestare të tërheqjes nga Gaza, pritet konfirmimi i Hamasit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë të ditur se pas negociatave intensive, Izraeli ka rënë dakord për një marrëveshje të re që parasheh një tërheqje fillestare nga Gaza. Lajmi është bërë publik përmes një postimi në platformën “Truth Social”. Trump tha se marrëveshja është ndarë tashmë me Hamasin, dhe se pritet vetëm konfirmimi i tyre për të nisur zbatimin. “Pas negociatave, Izraeli ka rënë dakord për vijën fillestare të tërheqjes, të cilën ia kemi treguar dhe ndarë me Hamasin.” Ai bëri të ditur se sapo Hamasi të konfirmojë, do të hyjë në fuqi armëpushimi, do të nisë shkëmbimi i pengjeve dhe i të burgosurve, dhe do të hapet rruga për një tërheqje më të gjerë. “Kur Hamasi të konfirmojë, armëpushimi do të hyjë MENJËHERË në fuqi, do të nisë shkëmbimi i pengjeve dhe i të burgosurve, dhe ne do të krijojmë kushtet për fazën e ardhshme të tërheqjes, e cila do të na afrojë me fundin e kësaj KATASTROFE 3,000-VJEÇARE”, shkroi Trumpi. Sipas Trumpit, afati i fundit i dhënë për konfirmimin e planit nga Hamasi është sot në orën 18:00, sipas kohës lokale në Uashington. Ai gjithashtu ka dhënë një paralajmërim të ashpër në rast se Hamasi refuzon marrëveshjen. “Nëse nuk e pranojnë planin për të ardhmen e Gazës, mbi ta do të shpërthejë gjithë ferri,” paralajmëroi Trumpi.

05/10/2025 - 07:34:50

Treni përplas kamionin në Brazil – shoferi i mbijeton
Treni përplas kamionin në Brazil – shoferi i mbijeton

Një incident tronditës është regjistruar në Rio de Janeiro të Brazilit, ku një kamion është goditur nga një tren në një kalim hekurudhor, ndërsa përpiqej të kalonte mbi binarët. Pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur treni, që po lëvizte me shpejtësi, përplaset fuqishëm me kamionin. Shoferi i trenit aktivizoi borinë dhe frenën emergjente sapo vërejti kamionin në kalim, por përplasja ishte e pashmangshme. Çuditërisht, shoferi i kamionit i mbijetoi incidentit me lëndime relativisht të lehta, pavarësisht fuqisë së goditjes, shkruan Daily Mail. Sipas autoriteteve braziliane, ky rast duhet të shërbejë si një kujtesë e fortë për të gjithë drejtuesit e mjeteve që kalojnë hekurudhat, veçanërisht kur barrierat janë të mbyllura ose sinjalizimi është aktiv. Pamjet janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të shumta dhe duke nxitur debat rreth sigurisë rrugore në kalimet hekurudhore.

29/09/2025 - 09:20:19

Vance: Është koha që Rusia të flasë seriozisht për paqen
Vance: Është koha që Rusia të flasë seriozisht për paqen

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance të dielën ia atribuoi ndryshimin e fundit të qëndrimit të presidentit Donald Trump ndaj luftës ruso-ukrainase, humbjes së jetëve njerëzore dhe ndikimit në ekonominë e Rusisë. “Ekonomia ruse është në rrëmujë. Rusët nuk po fitojnë shumë në fushën e betejës. Është qartësisht koha që ata të dëgjojnë lutjen e tij të zjarrtë që të ulen në tryezën e bisedimeve dhe të flasin seriozisht për paqen”, tha Vance në një intervistë me Martha MacCallum të Fox News që u transmetua në “Fox News Sunday”. “Mendoj se ajo që ka ndryshuar është realiteti në terren, me rusët që vrasin shumë njerëz dhe humbasin shumë njerëz dhe ata nuk kanë shumë për të treguar për këtë”, shtoi ai Gjatë një konference për shtyp me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara javën e kaluar, Trump tha se aleatët e NATO-s duhet të rrëzojnë aeroplanët rusë që shkelin hapësirën e tyre ajrore. Ai tha gjithashtu se SHBA-të do të vazhdojnë të furnizojnë me armë NATO-n “që NATO të bëjë çfarë të dojë me ta”. Pastaj, Trump pohoi se Ukraina jo vetëm që mund ta fitojë luftën kundër Rusisë, por edhe të rimarrë territorin e humbur. Besimi i presidentit në Ukrainë është shumë i ndryshëm nga deklaratat e tij të mëparshme, se Ukraina nuk mund ta fitonte luftën dhe duhet t’ia lëshonte territorin e humbur Rusisë. Paraqitja e tij me Zelensky javën e kaluar ishte gjithashtu një kontrast i fortë me një takim në shkurt me presidentin ukrainas, kur si Trump ashtu edhe Vance e sulmuan ashpër Zelensky-n. Në atë kohë, Trump kishte thënë se Zelensky “nuk është gati për paqe nëse Amerika është e përfshirë, sepse ai mendon se përfshirja jonë i jep atij një avantazh të madh në negociata”.

28/09/2025 - 19:04:24

Botë  Kryeministri i Hungarisë: Heqja dorë nga energjia ruse do e rrëzonte ekonominë hungareze
Botë Kryeministri i Hungarisë: Heqja dorë nga energjia ruse do e rrëzonte ekonominë hungareze

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, deklaroi të premten se vendi i tij do të vazhdojë të blejë naftë dhe gaz natyror nga Rusia, pavarësisht kërkesave nga presidenti amerikan, Donald Trump, për të ndërprerë bashkëpunimin me Moskën. “I thashë presidentit të SHBA-së se, nëse Hungaria shkëputet nga nafta dhe gazi rus, menjëherë, brenda një minute, ekonomia e Hungarisë do të bjerë me katër për qind”, tha Orbán gjatë një interviste për televizionin shtetëror hungarez, raporton AP. “Kjo do të ishte katastrofike, ekonomia jonë do të rrëzohej”, shtoi ai. Hungaria është një nga vendet e pakta në Evropë që ende blen energji nga Rusia, që nga fillimi i luftës në Ukrainë në shkurt të vitit 2022. Trump kishte kërkuar këtë muaj që të gjitha vendet anëtare të NATO-s, përfshirë Hungarinë, të ndalojnë blerjet e naftës nga Rusia, duke argumentuar se lufta mund të përfundojë nëse ndalohet importi i energjisë ruse. Kryeministri hungarez tha se nuk ka nevojë për debate për importet e energjisë të Hungarisë.

26/09/2025 - 15:03:05

Presidentja Osmani përkujton Afrim Bunjakun në Nju Jork: Kosova nuk thyhet, nuk dorëzohet
Presidentja Osmani përkujton Afrim Bunjakun në Nju Jork: Kosova nuk thyhet, nuk dorëzohet

Mbrëmjen e së mërkurës, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në pritjen e organizuar në Nju Jork nga Albanian American Relations Council (AARC), ku gjatë fjalës së saj përkujtoi rreshterin Afrim Bunjaku, i cili u vra më 24 shtator 2023 gjatë sulmit terrorist në Banjskë. Në përvjetorin e rënies së tij, Osmani nderoi heroizmin e Bunjakut, duke theksuar se ai mbrojti me jetën e tij dinjitetin e kombit dhe lirinë e Kosovës. Këto janë prirjet e reja në dizajnin e kuzhinës për vitin 2025 (Kliko këtu për të parë) Rimodelim Kuzhine | Kërko reklama Mëso më shumë “Po filloj me disa fjalë shqip për një arsye shumë të veçantë. Sot (dje) është përvjetori i rënies në altarin e lirisë të heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku i cili para dy vitesh me heroizmin me të lartë, mbrojti territorin e Kosovës, sovranitetin e Kosovës, e mbi të gjitha mbrojti dinjitetin e kombit tonë duke dhënë mesazh të fuqishëm edhe një herë, jo vetëm brenda nesh por para botës, se Kosova nuk thyhet se Kosova nuk dorëzohet dhe se Kosova përgjithmonë do të jetë e lirë dhe e pavarur”. Presidentja shtoi se një nga vendet më të rëndësishme për të nderuar dëshmorët është pikërisht pranë komunitetit shqiptaro-amerikan, të cilët gjithmonë kanë qëndruar në krah të Kosovës. “Edhe sonte nuk ka vend më të mirë se sa në mesin e shqiptaro-amerikanëve që të nderojmë ata që dhanë më të shtrenjtën, dhanë jetën e tyre që ne sot të frymojmë lirshëm. Lavdi gjithë çlirimtarëve tanë dhe të gjithë heronjve të kombit tonë”, deklaroi Osmani.

25/09/2025 - 21:13:22

Trump në takim me Erdoganin: Putini duhet të ndalet
Trump në takim me Erdoganin: Putini duhet të ndalet

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë për një takim zyrtar me presidentin amerikan, Donald Trump, në një moment të ndjeshëm për zhvillimet globale dhe marrëdhëniet mes dy vendeve. Në këtë takim të dytë mes tyre në Uashington, liderët diskutuan për luftën në Ukrainë, krizën në Gaza dhe perspektivat e bashkëpunimit ekonomik e ushtarak mes SHBA-së dhe Turqisë. Trump theksoi se Erdogan gëzon respektin e të dy liderëve të konfliktit në Ukrainë, Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky, dhe se ai mund të luajë një rol të rëndësishëm në zgjidhjen e krizës, nëse zgjedh të mos mbajë qëndrim neutral. “Putin duhet të ndalet,” tha Trump, duke shtuar se Rusia ka shpenzuar miliona për bomba, por ka fituar shumë pak territor. Një tjetër çështje e nxehtë ishte kërkesa e SHBA-së që Turqia të ndalojë blerjen e naftës ruse, për të mos minuar përpjekjet perëndimore kundër Moskës.

25/09/2025 - 21:05:44

Kurti takon kryeministrin belg: Belgjika, partnere kyçe për Kosovën
Kurti takon kryeministrin belg: Belgjika, partnere kyçe për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar takimin e tij të parë bilateral me kryeministrin e Belgjikës, Bart De Wever, në Bruksel – qytetin që shërben si qendër e Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Në një postim në Facebook, Kurti theksoi rëndësinë e këtij takimi për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe, duke vënë në pah mbështetjen që Belgjika i ka dhënë Kosovës, sidomos në rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe NATO. “Folëm për mundësitë e reja që shtojnë shkëmbimet, thellojnë bashkëpunimin dhe forcojnë raportet tona,” shkroi Kurti. Ai kujtoi gjithashtu se Belgjika, në vitin 2023, ngriti zyrën e saj diplomatike në Kosovë në nivel ambasade, ndërsa këtë vit njoftoi se do të mirëpresë atasheun e mbrojtjes së Kosovës. Vetëm dy muaj më parë, Ministria e Mbrojtjes së Kosovës dhe ajo e Belgjikës nënshkruan një Deklaratë të Qëllimit të Përbashkët në fushën e mbrojtjes, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit ushtarak.

25/09/2025 - 21:04:20

Flet Mozzik për orën fallso: Thotë se e mori me qëllim, akuzon Dimal Bashën se po e lufton
Flet Mozzik për orën fallso: Thotë se e mori me qëllim, akuzon Dimal Bashën se po e lufton

Ditën e sotme mediat dhe rrjetet sociale u mbushën me raportime se ora luksoze Richard Mille, të cilën e kishte blerë reperi i njohur Mozzik, ishte fallco. Lajmi bëri xhiron e portaleve dhe shkaktoi reagime të shumta mes fansave, duke vënë sërish artistin në qendër të vëmendjes. Pak orë më vonë, Mozzik reagoi publikisht përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale. Reperi ka deklaruar se ajo që ndodhi me orën ishte lojë me skenar nga vetë ai për pushtetin. Ai e quajti këtë një sulm personal dhe të stisur ndaj tij, duke theksuar se gjithçka që ka arritur e ka bërë vetëm falë talentit dhe punës së tij. “Nuk kam fituar para as me drogë, as me hajni. Kam fituar vetëm me talentin tim. Dhe me orë fallco nuk mundet askush të më tatimojë me mijëra e mijëra euro”, shkroi ai. Reperi, i cili prej kohësh pretendon se është përballur me padrejtësi dhe presion nga autoritetet, shtoi se kjo situatë është bërë personale prej Dimal Bashës e Hekuran Muratit.Ai hamendësoi nëse kryeministri Kurti është në dijeni për ato që i quan “inate personave nga vendasit e tij” duke iu referuar Bashës e Muratit. “Unë i kam vetëm 29 vjet por gjithmonë kam qenë një hap para jush. Më lini rehat, se tash ju nxora ashiqare!”, përfundoi Mozzik reagimin e tij.

24/09/2025 - 14:09:35

EKSKLUZIVE: Në sondazhin e brendshëm të VV-së, Arian Tahiri u del fitues me mbi 50% – acarohet dega e GUXO, nis strategjia e „fushatës së zezë“ me Sami Lushtakun e sulme personale
EKSKLUZIVE: Në sondazhin e brendshëm të VV-së, Arian Tahiri u del fitues me mbi 50% – acarohet dega e GUXO, nis strategjia e „fushatës së zezë“ me Sami Lushtakun e sulme personale

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë këto ditë sondazhin e fundit të porositur për nevoja të brendshme të partisë, ku u bë matja për secilën komunë. Sic është mësuar nga burime të sigurta brenda VV-së, sondazhi e ka nxjerr humbës kandidatin e GUXO-s, Faton Peci, që në raundin e parë, shkruan „Jepi zë“. Në këtë sondazh, kandidati i PDK-së Arian Tahiri ka dalë i pari me mbi 50%, gjë që nënkupton se gara për Mitrovicën mund të mbyllet pa balotazh. E kjo gjë është vërejtur këto ditët e fundit, kur ka nisur ndryshimi i strategjisë nga partia GUXO, të cilët kanë nisur sulme ndaj kandidatit të PDK-së, Arian Tahiri. Sipas strategjisë së njohur dhe të përdorur shumë tashmë, do të përdoret figura e Sami Lushtakut, për ta goditur kandidatin e PDK-së, gjoja kontrollohet nga ai. E njëjta strategji ishte përdorur edhe nga Agim Bahtiri kundër Bedri Hamzës. Po ashtu, pjesë e strategjisë së re janë edhe sulmet personale ndaj kandidatit Arian Tahiri, me qëllim dëmtimin e imazhit të tij. Këto detaje të strategjisë i ka mësuar redaksia e „Jepi zë“ përmes burimeve nga brenda Partisë Guxo në Mitrovicë dhe është ndryshim i kursit pasi para disa javësh ishte bërë strategjia që të mos sulmohet kandidati i PDK-së me arsyetimin se „po i rritet njohja tek qytetarët“. E zbatimi i strategjisë ka nisur me disa faqe të hapura rishtazi për fushatë, sic janë „Zëri i Mitrovicës“, „Mitrovica Today“ të cilën e shpërndau edhe Faton Peci, „Minatori Press“, „Mitrovica Ime“ për të cilat nuk dihet kush i ka hapur, si dhe faqja e partisë Guxo në Mitrovicë. Po ashtu, janë hapur qindra profile fallco, për nevojat e realizimit të kësaj strategjie.

24/09/2025 - 13:58:12