KQZ: Përfundon shpërndarja e materialit zgjedhor, mbi 2 milionë votues
11/10/2025 - 11:19:13
Presidentja Vjosa Osmani mandaton kryeministrin në detyrë Albin Kurti për formimin e qeverisë së re Shkruan presidentja ; Sot, në përputhje me kompetencat kushtetuese, kam mandatuar Kryeministrin në detyrë, z. Albin Kurti, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Uroj që Republika e Kosovës sa më parë të ketë Qeveri me mandat të plotë kushtetues, ku do të merren vendime për të mirën e vendit dhe të gjithë qytetarëve tanë. 🇽🇰
11/10/2025 - 10:31:32
KQZ nis shpërndarjen e materialeve për zgjedhjet e 12 tetorit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar shpërndarjen e materialeve zgjedhore për votimet e 12 tetorit. Mes të tjerash, në këto materiale gjenden edhe fletëvotimet për kryetarë komunash e asamble komunale. Fillimisht, siç ka bërë me dije zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, materialet po grumbullohen në Qendrat Komunale të Numërimit e më pas mëngjesin e së dielës do të shpërndahen në secilën Qendër Votimi. “Këto materiale zgjedhore vendosen në Qendrat Komunale të Numërimit, të në çdo komunë të vendit dhe nga aty, të dielën në mëngjes do të shpërndahen në Qendra të Votimit”, tha ai. Elezi ka bërë të ditur se për këtë raund votimesh janë shtypur rreth 3.6 milionë fleta të votimeve, pra diku nga 1.8 milionë për kryetarë komunash dhe kuvende komunale respektivisht. “Në bazë të vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për raundin e parë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave dhe për Kuvendet Komunale janë shtypur mbi 3.6 milionë fletëvotime, nga 1.8 milionë për secilin lloj të zgjedhjeve”, shtoi Elezi. Institucioni kryesori i zgjedhjeve u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në votime në mënyrë që të kontribuojnë në mbarëvajtjen sa më të mirë të procesit zgjedhor.
11/10/2025 - 08:52:06
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë disa fotografi në kuadër të ndeshjes mes Kosovës dhe Sllovenisë, që po zhvillohet nga ora 20:45. Ndeshje kjo shumë me rëndësi për rrugëtimin e Kombëtares së Kosovës për kualifikime në Kupën e Botës. Përmes këtyre fotografive të publikuara në Facebook, Osmani ka treguar përkrahjen e saj për ekipin përfaqësues të Kosovës.
10/10/2025 - 19:46:30
Departamenti Special ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit F.SH për shkak të veprës penale Spiunazhi Prishtinë, 10 Tetor 2025 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit F.SH., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Spiunazhi. Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F.SH, ashtu që të njëjtit i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji. Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, sepse nëse i pandehuri lihet në liri, ekziston rreziku i ikjes, mund ti shmanget procedurës penale dhe se i njëjti do të jetë i pakapshëm për organet e drejtësisë, duke qenë se i njëjti dyshohet për vepër penale të një rrezikshmërie shumë të lartë përkatësisht për vepër penale spiunazhi, ngase duke pasur parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, e që fillimisht duhet specifikuar faktin se vepra penale e cila i ngarkohet të pandehurit F.SH. bënë pjesë në kuadër të kapitullit të veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, e cila vepër veçanërisht rrezikon institucionet dhe funksionimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës. Gjykata po ashtu vlerësoj se nëse i pandehuri lihet në liri, i njëjti mund të ndikojë në prova dhe në dëshmitarë si dhe mund të përsëris veprën e njëjtë penale ose mund të kryejë sërish vepra tjera penale në rrethana të njëjta ose më të rënda. Gjykata konsideron se pesha e veprës penale është e natyrës së rëndë, andaj caktimi i masës së paraburgimit është masë e domosdoshme në këtë rast penal dhe se cdo masë tjetër do të ishte e pamajftueshme për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale, pengimin e rrjedhës normale të kësaj procedure penale si dhe pengimin e përsëritjes së veprave penale. Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.
10/10/2025 - 18:29:56
Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor pasi dyshohet se gjatë arrestimit të një të dyshuari mbrëmë në një incident në Kaçanik ka tejkaluar autorizimet policore. Hetimet janë duke u zhvilluar në drejtim të veprës penale keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike, ndërsa pas konsultave me prokurorinë rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt, raporton KosovaPress. Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin veprime të tjera hetimore lidhur me rastin për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti.
08/10/2025 - 14:38:38
Njësitë policore në Prishtinë kanë vënë në pranga një person që ishte në kërkim për muaj të tërë, pas një ngjarjeje të rëndë që ndodhi në prill të këtij viti, ku një i ri ishte plagosur me armë zjarri. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti kishte ndodhur më 23 prill 2025, rreth orës 20:40, në rrugën “Rexhep Krasniqi” në Prishtinë, kur ishte raportuar për një person të plagosur me armë. Në vendngjarje kishin dalë njësitë policore, të cilat kishin gjetur të plagosur N.K., rreth 25-vjeçar, i cili ishte qëlluar me armë zjarri në këmbën e djathtë, mbi gju. Viktima ishte transportuar me autoambulancë në QKUK, ku i është dhënë ndihma mjekësore e nevojshme. Dy dëshmitarë që ishin marrë në pyetje kanë deklaruar se dy persona të armatosur, ndër ta Valton Sadiku dhe një tjetër i panjohur, kishin shtënë me armë zjarri drejt viktimës dhe më pas ishin larguar me një veturë të tipit Audi, ngjyrë hiri. Në vendin e ngjarjes kishin dalë hetuesit dhe krim-teknikët e Hetimeve Rajonale, të cilët kishin kryer ekzaminimin e plotë të skenës, ndërsa me urdhër të Prokurores kujdestare ishte inicuar rasti si “Vrasje në tentativë”. Pas disa muajsh hetimesh, më 7 tetor 2025, njësitë e Stacionit Policor “Veriu” kanë ndaluar të dyshuarin Valton Sadiku, i cili ishte pasagjer në një veturë që u ndalua nga policia. Gjatë kontrollit, Sadiku kishte tentuar të ikte, por është ndaluar menjëherë nga zyrtarët policorë. Pas arrestimit, ai është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa me vendim të Prokurorit kompetent ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Hetimet për rastin janë në vazhdim.
08/10/2025 - 10:28:34
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka ashpërsuar tonin ndaj pushtetit aktual komunal në Prishtinë, duke e akuzuar për ndikim të oligarkëve në drejtim dhe zhvillim të qytetit. Në një postim në Facebook, ku Kurti fton qytetarët të votojnë kandidatin e partisë së tij për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ai ka thënë se kryeqyteti është bërë i vështirë për t’u jetuar. “Na duhet ky ndryshim, sepse Prishtina është bërë qytet i vështir për ne që jetojmë në kryeqytet, por edhe për ata që e vizitojnë. Nuk mund të bëhesh e as të jesh kryetar i Prishtinës kur oligarkët ta përcaktojnë kahjen e zhvillimit të qytetit. Nuk kalojnë të tillët më në Prishtinë e Prishtina nuk e lejon më këtë”, ka shkruar Kurti. Ai e ka cilësuar qeverisjen e kryetarit aktual, Përparim Rama, si të zhveshur nga vizioni dhe respekti për qytetarin.
08/10/2025 - 10:22:01
Pas një pune hetimore dhe operacionale, Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve në kryeqytet, raporton Sinjali. Siç njofton Policia, të dyshuarit janë: B.J., mashkull, 56 vjeçar, shtetas i Kosovës dhe M.C., mashkull, 51 vjeçar, shtetas i Kosovës. Pas arrestimit, ata janë dërguar në mbajtje për 48 orë me vendim të prokurorit të shtetit, ndërsa hetuesit po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale lidhur me të paktën 15 raste vjedhjesh, ku dyshohet se personat e arrestuar janë të përfshirë.
08/10/2025 - 10:20:51
Po vjen platforma fintech më inovative veqveT. e cila ju mundeson bizneseve partnere ngritjen e shitjeve te tyre dhe individëve që deshirojne të sherbehen me ne duke ju ofruar nje treg dinamik dhe modern te te berit biznes dhe plotesimit te nevojave te ndryshme varesisht nga ofertat qe do te ofrojme. Platforma si e tille do te sjelle risi ne tregun e financimit të blerjeve në Kosovë, dicka e cila nuk ekziston në Kosovë. veqveT. është pjesë e grupit të kompanive iTECH Per me shume vizitoni veqvet.com
08/10/2025 - 09:59:04
Po vjen platforma Taxi YT, platforma më inovative e taksive në Kosovë e cila ju ofron shërbim 24/7 me akses shoferëve dhe individëve që deshirojne të sherbehen me ne. Platforma si e tille do te sjelle risi ne tregun e autotaksive duke filluar nga Prishtinë ne tere Kosoven dhe Rajon. Taxi YT është pjesë e grupit të kompanive iTECH Per me shume vizitoni taxiyt.com
08/10/2025 - 09:54:27
Lansohet Platforma më inovative dhe më e re në Kosovë eCoom, të cilen e gjeni online me ecoom.center si një qendër më inovative dhe me premisa për të qenë më e madhja online e llojit të vet në Kosovë. Per ju individe/biznese që shisni online qe deshironi te jeni pjese e kesaj platforme mund te beheni partnere dhe te bashkepunoni me ne dhe ti ngritni shitjet tuaja me nje kosto minimale mujore, pa pasur nevoje te shpenzoni mijera euro në krijimin e websitev e-commerce. Per ju individe qe deshironi te jeni pjese e pkatformes regjistrohuni dhe eksploroni dhe bleni produktet qe ju ofrohen ne menyre te shpejte dhe te sigurte. eCoom është pjesë e grupit të kompanive iTECH Për më shumë vizitoni ecoom.center
08/10/2025 - 09:50:44
Lansohet Platforma Rentos.cc e dedikuar për ju që keni nevojë për vetura me qera 24/7, pêr cdo nevojë tuajën personale apo biznesore. Për ju që deshironi që udhëtimet tuaja të jenë të paharruara rentos ju ofron flotën më të madhe të veturave me qëra në Ballkan, mjafton te vizitoni rentos.cc dhe te zgjidhni njeren nga ofertat që ju pershtatet. Rentos është pjesë e grupit të kompanive iTECH Për më shumë vizitoni rentos.cc
08/10/2025 - 09:46:25
Lansohet Portali Publiko. Portal ky i dedikuar për shpallje pune ( konkurse pune ), patundshmeri dhe automjete. Për ju që deshironi të ofroni punë, automjete dhe patundshmëri në treg zgjidhni njerën nga ofertat që ofron Publiko dhe arrini targetin tuaj me ne! Publiko është pjesë e grupit të kompanive iTECH Për më shumë vizitoni portalipubliko.com
08/10/2025 - 09:41:17
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se më 11 tetor 2025 përfundon periudha e votimit jashtë Kosovës për shtetasit e Kosovës të regjistruar për të votuar përmes postës në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale. Kjo periudhë kishte filluar më 17 shtator dhe vlen vetëm për 43,933 shtetas të regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës. Deri më 11 tetor, votuesit e regjistruar jashtë vendit duhet të dërgojnë pakon e tyre me fletëvotime në ndonjërën nga kutitë postare të KQZ-së. Për të ofruar mundësi të lehtë për votim përmes postës, kutitë postare janë funksionale në këto shtete: Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanada, Kosovë, Kroaci, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, Mbretëri e Bashkuar, Norvegji, SHBA, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi dhe Zvicër.
08/10/2025 - 09:35:45
Spektakli i njohur Big Brother VIP Kosova do të nisë më vonë se sa ishte parashikuar. Fillimisht, nisja e tij ishte planifikuar për 31 tetor, por burime të Telegrafi pranë produksionit bëjnë me dije se nisja e edicionit të katërt është shtyrë deri në fund të nëntorit. Sipas të njëjtave burime, arsyet kryesore të shtyrjes lidhen me zhvillimet politike në vend. Në Kosovë do të mbahen zgjedhjet lokale më 12 tetor, dhe më pas balotazhi që pritet të zhvillohet katër javë më pas, më 9 nëntor. Produksioni ka vendosur që të shmangë përplasjen me këto ngjarje për të siguruar një start të fokusuar dhe tërheqës për publikun.
05/10/2025 - 07:36:35
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë të ditur se pas negociatave intensive, Izraeli ka rënë dakord për një marrëveshje të re që parasheh një tërheqje fillestare nga Gaza. Lajmi është bërë publik përmes një postimi në platformën “Truth Social”. Trump tha se marrëveshja është ndarë tashmë me Hamasin, dhe se pritet vetëm konfirmimi i tyre për të nisur zbatimin. “Pas negociatave, Izraeli ka rënë dakord për vijën fillestare të tërheqjes, të cilën ia kemi treguar dhe ndarë me Hamasin.” Ai bëri të ditur se sapo Hamasi të konfirmojë, do të hyjë në fuqi armëpushimi, do të nisë shkëmbimi i pengjeve dhe i të burgosurve, dhe do të hapet rruga për një tërheqje më të gjerë. “Kur Hamasi të konfirmojë, armëpushimi do të hyjë MENJËHERË në fuqi, do të nisë shkëmbimi i pengjeve dhe i të burgosurve, dhe ne do të krijojmë kushtet për fazën e ardhshme të tërheqjes, e cila do të na afrojë me fundin e kësaj KATASTROFE 3,000-VJEÇARE”, shkroi Trumpi. Sipas Trumpit, afati i fundit i dhënë për konfirmimin e planit nga Hamasi është sot në orën 18:00, sipas kohës lokale në Uashington. Ai gjithashtu ka dhënë një paralajmërim të ashpër në rast se Hamasi refuzon marrëveshjen. “Nëse nuk e pranojnë planin për të ardhmen e Gazës, mbi ta do të shpërthejë gjithë ferri,” paralajmëroi Trumpi.
05/10/2025 - 07:34:50
Të dielën e ardhshme qytetarët e Kosovës u drejtohen qendrave të votimit për të zgjedhur kryetarët e komunave dhe asamblistët e kuvendeve komunale. Në vazhdën e përgatitjes për zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen fundjavën e ardhshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me trajnimin e anëtarëve të Këshillave të vendvotimeve që do të angazhohen në ditën e zgjedhjeve, më 12 tetor. Programi trajnues do të zhvillohet në 38 komunat e vendit dhe ka për qëllim të përgatisë më shumë se 15 mijë anëtarë me njohuri për detyrat dhe përgjegjësitë e tyre gjatë procesit zgjedhor. Procedurat e votimit dhe numërimit në vendvotim; procedurat e Votimit të Personave me Nevoja të Veçanta dhe procedurat e votimit me kusht, janë çështjet thelbësore në të cilat do të përqendrohet programi trajnues, ka njoftuar KQZ-ja. Në mbledhjen e fundit KQZ mori vendim për emërimin e anëtarëve të Këshillave të Vendvotimeve të rregullta, atyre me kusht dhe anëtarëve rezervë për Zgjedhjet Lokale, të cilët do të angazhohen në ditën e zgjedhjeve, më 12 tetor 2025. Sipas vendimit të këtij komisioni, emërohen 14,305, anëtarë të 2,571 vendvotimeve të rregullta dhe 54 vendvotimeve me kusht, ndërkaq 1,200 anëtarë të tjerë do të jenë rezervë. KQZ këtë javë akreditoi edhe 521 vëzhguesve, për vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale. Vëzhguesit e akredituar përfaqësojnë 26 organizata vëzhguese, si: organizata ndërkombëtare, organizatave joqeveritare dhe përfaqësi diplomatike në Republikën e Kosovës. Zgjedhjet në Kosovë do të zhvillohen në 948 Qendra të Votimit, me gjithsej 2,625 vendvotime, prej të cilave 910 qendra me 2,571 vendvotime për votimin e rregullt dhe 38 qendra, nga një për çdo komunë, me 54 vendvotime, për të mundësuar votimin me kusht.
05/10/2025 - 07:32:50
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar njoftimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, sipas së cilës Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituuar plotësisht për shkak të mungesës së një nënkryetari nga komuniteti serb. Në një intervistë për Klan Kosova, Limaj ka theksuar se partia që ai udhëheq do të vazhdojë të respektojë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese. Ad Armiku më i keq i prostatitit. Lexojeni para se ta heqin. “Duhet të shohim aktgjykimin e plotë për të parë se çfarë ka nxjerrë Gjykata Kushtetuese dhe çfarë udhëzimesh ka dhënë. A do të shkojë në përsëritje votimi i pakos së nënkryetarëve për komunitete?”, ka thënë ai. Limaj theksoi se ende nuk ka qartësi lidhur me veprimet e ardhshme, pasi gjithçka varet nga përmbajtja e plotë e aktgjykimit. “Apo do të vazhdohet me një? Është ende e panjohur derisa ta lexojmë aktgjykimin, dhe pastaj, mbi bazën e atij aktgjykimi, do të marrim vendime. Ajo çka mund t’iu them unë që tani, është se, si gjithmonë, ne vazhdojmë t’i ndjekim aktvendimet e Gjykatës Kushtetuese”, ka deklaruar Limaj.
05/10/2025 - 07:27:08
Një incident tronditës është regjistruar në Rio de Janeiro të Brazilit, ku një kamion është goditur nga një tren në një kalim hekurudhor, ndërsa përpiqej të kalonte mbi binarët. Pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur treni, që po lëvizte me shpejtësi, përplaset fuqishëm me kamionin. Shoferi i trenit aktivizoi borinë dhe frenën emergjente sapo vërejti kamionin në kalim, por përplasja ishte e pashmangshme. Çuditërisht, shoferi i kamionit i mbijetoi incidentit me lëndime relativisht të lehta, pavarësisht fuqisë së goditjes, shkruan Daily Mail. Sipas autoriteteve braziliane, ky rast duhet të shërbejë si një kujtesë e fortë për të gjithë drejtuesit e mjeteve që kalojnë hekurudhat, veçanërisht kur barrierat janë të mbyllura ose sinjalizimi është aktiv. Pamjet janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të shumta dhe duke nxitur debat rreth sigurisë rrugore në kalimet hekurudhore.
29/09/2025 - 09:20:19
KQZ do të mbajë mbledhje sot nga ora 15:00. “Ju njoftoj se sot (e hënë, 29.09.2025, ora 15:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës me rendin e ditës të cilin e gjeni të bashkangjitur.”
29/09/2025 - 09:18:52
Të martën, më 1 tetor, në ora 12:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë do të organizohet një protestë paqësore në mbështetje të Arbnor Spahiut, ish-pjesëtar i Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës, i cili ndodhet në paraburgim në Serbi tash e katër muaj. Protesta, e cila organizohet nga familja Spahiu, ka për qëllim të sensibilizojë opinionin publik dhe të bëjë thirrje institucioneve vendore dhe ndërkombëtare për të reaguar ndaj asaj që familjarët e quajnë një padrejtësi flagrante. “Kjo protestë është një thirrje kundër padrejtësisë me të cilën Arbnori dhe familja e tij po përballen tash e katër muaj,” thuhet në njoftimin për media. Arbnor Spahiu ishte ndaluar nga autoritetet serbe në pikën kufitare të Horgoshit, ndërsa po udhëtonte nga Austria për në Kosovë me familjen e tij. Ai u shoqërua më pas në qendrën e ndalimit në Kanjizë.
29/09/2025 - 09:17:54
Një tentim për thyerje të një bankomati është shënuar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Zajm të Klinës. Ngjarja ka ndodhur pranë Nora Market. Siç mëson Indeksonline, hajnat kanë tentuar që vendosin një mjet shpërthyes por që se kanë arritur cakun deri në fund. Në vendin e ngjarjes sipas pamjeve të siguruara nga Indeksonline janë parë edhe forcat policore.
29/09/2025 - 06:41:21
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara tha se arsyeja pse Uashingtoni ka pezulluar Dialogun e planifikuar Strategjik me Kosovës ka të bëjë me mbylljen e strukturave serbe në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe. I pyetur gjatë një bashkëbisedimi të sqaronte arsyen e vendimit të kumtuar nga SHBA-ja më 12 shtator, Kurti tha se ai nuk mund të bëjë kompromise me sundimin e ligjit. “[Arsyeja e pezullimit të Dialogut të planifikuar Strategjik] është për shkak të sundimit të ligjit në veri të Kosovës, i cili rezultoi të ishte kundër strukturave ilegale serbe dhe këtu nuk mund të bëj kompromise. Nuk mund t’ia lë këtë problem brezit tuaj. Mendoj që brezi im është ai që duhet ta përfundojë këtë”, tha Kurti. Kurti tha se raporti Kosovë-SHBA është tridimensional: mbrojtje, zhvillim dhe diplomaci. Përderisa në dy shtyllat e para tha se nuk ka probleme, sa i përket diplomacisë, sipas tij, ka “pengesa”. “Aty ku kemi disa pengesa është në diplomaci, sepse sipas meje, SHBA-ja e konsideron shumë të rëndësishme që ta tërheqë Serbinë nga hemisfera lindore sepse Serbia është e lidhur ngushtë me Moskën dhe ne, duke qenë të palëkundur në sundimin e ligjit, demokracinë, sovranitetin shtetëror dhe integritetin territorial, disa politikanë dhe diplomatë në SHBA vlerësojnë se ne nuk po e ndihmojmë SHBA-në që ta shkëpusë Serbinë nga Federata Ruse. Por, sinqerisht, ky nuk duhet të jetë problemi im”, tha Kurti, duke shtuar se ai përfaqëson interesat e Kosovës.
28/09/2025 - 19:10:24
Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë përfunduar një trajnim të specializuar në qitje në distanca të largëta, me qëllim rritjen e kapaciteteve luftake të forcës. Ky trajnim synon certifikimin e pjesëtarëve si snajperistë profesionalë operativë, të aftë të përdorin kalibra të ndryshëm sipas standardeve moderne ushtarake. Përmes këtij procesi, FSK forcon gatishmërinë dhe profesionalizmin e ushtarakëve të saj në nivel të lartë. Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, theksoi rëndësinë e zhvillimit dhe specializimit të ushtarakëve për të siguruar mbrojtjen efektive të vendit, duke vlerësuar përkushtimin e pjesëtarëve gjatë trajnimit.
28/09/2025 - 19:09:23
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance të dielën ia atribuoi ndryshimin e fundit të qëndrimit të presidentit Donald Trump ndaj luftës ruso-ukrainase, humbjes së jetëve njerëzore dhe ndikimit në ekonominë e Rusisë. “Ekonomia ruse është në rrëmujë. Rusët nuk po fitojnë shumë në fushën e betejës. Është qartësisht koha që ata të dëgjojnë lutjen e tij të zjarrtë që të ulen në tryezën e bisedimeve dhe të flasin seriozisht për paqen”, tha Vance në një intervistë me Martha MacCallum të Fox News që u transmetua në “Fox News Sunday”. “Mendoj se ajo që ka ndryshuar është realiteti në terren, me rusët që vrasin shumë njerëz dhe humbasin shumë njerëz dhe ata nuk kanë shumë për të treguar për këtë”, shtoi ai Gjatë një konference për shtyp me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara javën e kaluar, Trump tha se aleatët e NATO-s duhet të rrëzojnë aeroplanët rusë që shkelin hapësirën e tyre ajrore. Ai tha gjithashtu se SHBA-të do të vazhdojnë të furnizojnë me armë NATO-n “që NATO të bëjë çfarë të dojë me ta”. Pastaj, Trump pohoi se Ukraina jo vetëm që mund ta fitojë luftën kundër Rusisë, por edhe të rimarrë territorin e humbur. Besimi i presidentit në Ukrainë është shumë i ndryshëm nga deklaratat e tij të mëparshme, se Ukraina nuk mund ta fitonte luftën dhe duhet t’ia lëshonte territorin e humbur Rusisë. Paraqitja e tij me Zelensky javën e kaluar ishte gjithashtu një kontrast i fortë me një takim në shkurt me presidentin ukrainas, kur si Trump ashtu edhe Vance e sulmuan ashpër Zelensky-n. Në atë kohë, Trump kishte thënë se Zelensky “nuk është gati për paqe nëse Amerika është e përfshirë, sepse ai mendon se përfshirja jonë i jep atij një avantazh të madh në negociata”.
28/09/2025 - 19:04:24
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në fshatin Lubeniq të komunës së Pejës, një person ka rënë në një bunar që po hapej në afërsi të varrezave të fshatit, raporton Gazeta Sinjali. Ai siç merr vesh Gazeta Sinjali është Albert Pamaj, mbi 30-vjeçar. Kërkimet për gjetjen e trupit të tij janë duke vazhduar nga ekipet e emergjencës dhe njësitë relevante policore Tashmë këtyre ekipeve iu është bashkuar edhe një ekip e Forcë së Sigurisë së Kosovës, ka njoftuar policia e Pejës. Ende nuk dihen rrethanat e plota të këtij incidenti, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe identitetin e personit të përfshirë.
28/09/2025 - 19:03:12
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se po vazhdon periudha e aplikimit online për akreditimin e vëzhguesve dhe përfaqësuesve të mediave për monitorimin e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit. KQZ-ja ka bërë të ditur se afati për dorëzimin e kërkesave online për akreditimin e mediave vendore dhe ndërkombëtare, i cili ka filluar më 1 korrik, do të përmbyllet më 7 tetor.
26/09/2025 - 15:03:52
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, deklaroi të premten se vendi i tij do të vazhdojë të blejë naftë dhe gaz natyror nga Rusia, pavarësisht kërkesave nga presidenti amerikan, Donald Trump, për të ndërprerë bashkëpunimin me Moskën. “I thashë presidentit të SHBA-së se, nëse Hungaria shkëputet nga nafta dhe gazi rus, menjëherë, brenda një minute, ekonomia e Hungarisë do të bjerë me katër për qind”, tha Orbán gjatë një interviste për televizionin shtetëror hungarez, raporton AP. “Kjo do të ishte katastrofike, ekonomia jonë do të rrëzohej”, shtoi ai. Hungaria është një nga vendet e pakta në Evropë që ende blen energji nga Rusia, që nga fillimi i luftës në Ukrainë në shkurt të vitit 2022. Trump kishte kërkuar këtë muaj që të gjitha vendet anëtare të NATO-s, përfshirë Hungarinë, të ndalojnë blerjet e naftës nga Rusia, duke argumentuar se lufta mund të përfundojë nëse ndalohet importi i energjisë ruse. Kryeministri hungarez tha se nuk ka nevojë për debate për importet e energjisë të Hungarisë.
26/09/2025 - 15:03:05
Dogana e Kosovës ka zbuluar mallra të padeklaruara dhe të deklaruara në mënyrë të pasaktë gjatë një kontrolli në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, me vlerë të përgjithshme prej 3 mijë e 289 eurove. Në njoftimin zyrtar thuhet se: “Gjatë procedurave të kontrollit doganor në Zyrën Doganore në Aeroport, zyrtarët doganorë kanë zbuluar mallra të padeklaruara dhe të deklaruara në mënyrë të pasaktë, të cilat ishin paraqitur për zhdoganim në një deklaratë importi”. Pas një ekzaminimi të detajuar fizik, është zbuluar se përveç mallit të deklaruar, ishin të fshehura edhe: 4 instrumentabele tjera për automjete, si dhe një pjesë tjetër e mallit ishte deklaruar në mënyrë të pasaktë, me emërime që nuk përputheshin me gjendjen reale. Dogana ka sqaruar më tej se: “Nga vlerësimi i bërë nga Dogana e Kosovës, rezultoi se baza doganore për mallin e zbuluar arrinte në 3,289 €, me një shmangie të taksave në vlerë prej 980.12 €”.
26/09/2025 - 15:01:58
Pas aksidentit tragjik në Pejë, ku humbi jetën vëllai i këngëtarit të njohur kosovar Gjesti rast ky për të cilin Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht, ka reaguar Xheneta. Xheneta Fetahu, ish banorja e Big Brother Vip Kosova 4 që pati një lidhje me Gjestin brenda shtëpisë, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku i ka dërguar fjalë ngushëllimi Gjestit dhe familjes së tij në këtë moment të rëndë. “Ngushëllime të sinqerta për Gjestin dhe familjen e tij. Zoti ju dhëntë forcë e durim në këtë kohë të rëndë, ndërsa shpirti i tij u pushoftë në paqe e dritë të përjetshme. Kujtimi i tij i mirë do të mbetet përgjithmonë në zemrat tuaja”, ka shkruar ajo.
26/09/2025 - 15:01:06
Ambasada e Italisë në Kosovë ka njoftuar se në vend kanë mbërritur 24 karabinierë italianë, të cilët do të ndihmojnë në ruajtjen e sigurisë para zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen më 12 tetor. “Forca jonë është e lumtur të mirëpresë 24 karabinierë italianë 🇮🇹 në Kosovë, të cilët, së bashku me partnerët evropianë, do të ndihmojnë në forcimin e sigurisë para zgjedhjeve lokale. Si pjesë e EUROGENDFOR, ata po formojnë Njësinë Rezervë të Policisë së EULEX-it (RFPU), duke punuar për të mbështetur stabilitetin dhe për të ndërtuar besim brenda komuniteteve. Italia mbetet e përkushtuar ndaj paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe në gjithë Ballkanin”, thuhet në njoftimin e ambasadës italiane në Facebook.
25/09/2025 - 21:14:48
Mbrëmjen e së mërkurës, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në pritjen e organizuar në Nju Jork nga Albanian American Relations Council (AARC), ku gjatë fjalës së saj përkujtoi rreshterin Afrim Bunjaku, i cili u vra më 24 shtator 2023 gjatë sulmit terrorist në Banjskë. Në përvjetorin e rënies së tij, Osmani nderoi heroizmin e Bunjakut, duke theksuar se ai mbrojti me jetën e tij dinjitetin e kombit dhe lirinë e Kosovës. Këto janë prirjet e reja në dizajnin e kuzhinës për vitin 2025 (Kliko këtu për të parë) Rimodelim Kuzhine | Kërko reklama Mëso më shumë “Po filloj me disa fjalë shqip për një arsye shumë të veçantë. Sot (dje) është përvjetori i rënies në altarin e lirisë të heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku i cili para dy vitesh me heroizmin me të lartë, mbrojti territorin e Kosovës, sovranitetin e Kosovës, e mbi të gjitha mbrojti dinjitetin e kombit tonë duke dhënë mesazh të fuqishëm edhe një herë, jo vetëm brenda nesh por para botës, se Kosova nuk thyhet se Kosova nuk dorëzohet dhe se Kosova përgjithmonë do të jetë e lirë dhe e pavarur”. Presidentja shtoi se një nga vendet më të rëndësishme për të nderuar dëshmorët është pikërisht pranë komunitetit shqiptaro-amerikan, të cilët gjithmonë kanë qëndruar në krah të Kosovës. “Edhe sonte nuk ka vend më të mirë se sa në mesin e shqiptaro-amerikanëve që të nderojmë ata që dhanë më të shtrenjtën, dhanë jetën e tyre që ne sot të frymojmë lirshëm. Lavdi gjithë çlirimtarëve tanë dhe të gjithë heronjve të kombit tonë”, deklaroi Osmani.
25/09/2025 - 21:13:22
Ministri për Integrime Evropiane i Serbisë, Nemanja Staroviq, ka pretenduar se 28 vende kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe se ekziston hapësirë që fushata për tërheqje të njohjeve të vazhdojë, dhe që një grup i caktuar shtetesh të ndryshojë vendimin e tyre. “Nuk është puna ime të përmend emrat e shteteve që mund të jenë në grupin e atyre që pritet të ndryshojnë qëndrim. Kemi 28 tërheqje të njohjeve në tetë vjet, sa ka zgjatur fushata aktive, dhe besoj se ka hapësirë për bisedime me një grup të caktuar shtetesh që ky proces të vazhdojë”, ka thënë Staroviq, duke komentuar deklaratën tashmë bajate të presidentit Aleksandar Vuçiq se “së shpejti priten lajme të mira” për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës. Ai ka pretenduar “se në vitin 2017, Surinami ishte shteti i parë që tërhoqi njohjen, dhe deri në shtator të vitit 2020, kur u nënshkrua Marrëveshja e Uashingtonit, edhe 18 shtete të tjera e kishin bërë të njëjtën gjë”.
25/09/2025 - 21:11:49
Një incident i pazakontë ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Livoq i Ulët të Gjilanit, ku një qytetar është kapur me armë zjarri dhe ka shtënë disa herë në tokë. Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se rasti është cilësuar si “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”. Sipas informacioneve, më 25 shtator rreth orës 07:30, policia është njoftuar se në një parcelë në këtë fshat gjendeshin disa gjuetar. Pas daljes në vendin e ngjarjes, patrulla ka hasur dy persona, mes tyre A.H., rreth 36-vjeçar, tek i cili është gjetur një armë zjarri e tipit CZ B75 me një karikator që përmbante 11 fishekë të kalibrit 9×19. Hetimet zbuluan se Halimi kishte shtënë katër herë në drejtim të tokës, duke u arsyetuar se veprimin e kishte kryer nga frika, pasi iu kishin vërsulur disa qen endacakë. Arma është sekuestruar nga policia. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
25/09/2025 - 21:10:06
Një ngjarje e rëndë ka tronditur lagjen Veternik në Prishtinë, ku një qytetar është rrëmbyer me dhunë dhe mbajtur peng gjatë natës në një shtëpi të pabanuar. Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se rasti është ri-kualifikuar si “Rrëmbim dhe armëmbajtje pa leje”, ndërsa tre persona po përballen me drejtësinë. Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur më 18 shtator rreth orës 23:10, tek pompa e derivateve “Valoni Petrol” në Veternik. Të dyshuarit Isak Foniqi rreth 32-vjeçar, Granit Toplana rreth 30-vjeçar dhe Bajram Islamaj rreth 33-vjeçar dyshohet se e kanë marrë me forcë Minir Osmanin rreth 42-vjeçar duke e futur në automjetin e tyre dhe e kanë transportuar në një objekt të pabanuar në Fushë Kosovë, ku e kanë mbajtur deri në mëngjes. Gjatë mbajtjes së tij, ndaj viktimës është ushtruar edhe dhunë fizike. Pas raportimit, të dyshuarit Foniqi dhe Toplana janë arrestuar dhe ndaluar me vendim të Prokurorit të Krimeve të Rënda. Ndërkohë, i dyshuari i tretë, Islamaj, më 25 shtator është dorëzuar vetë në polici, duke sjellë me vete edhe një armë zjarri të tipit Cervena Zastava, Mod. 70, kalibër 7.62, që dyshohet se është përdorur gjatë rrëmbimit. Arma u sekuestrua nga policia.
25/09/2025 - 21:06:59
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë për një takim zyrtar me presidentin amerikan, Donald Trump, në një moment të ndjeshëm për zhvillimet globale dhe marrëdhëniet mes dy vendeve. Në këtë takim të dytë mes tyre në Uashington, liderët diskutuan për luftën në Ukrainë, krizën në Gaza dhe perspektivat e bashkëpunimit ekonomik e ushtarak mes SHBA-së dhe Turqisë. Trump theksoi se Erdogan gëzon respektin e të dy liderëve të konfliktit në Ukrainë, Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky, dhe se ai mund të luajë një rol të rëndësishëm në zgjidhjen e krizës, nëse zgjedh të mos mbajë qëndrim neutral. “Putin duhet të ndalet,” tha Trump, duke shtuar se Rusia ka shpenzuar miliona për bomba, por ka fituar shumë pak territor. Një tjetër çështje e nxehtë ishte kërkesa e SHBA-së që Turqia të ndalojë blerjen e naftës ruse, për të mos minuar përpjekjet perëndimore kundër Moskës.
25/09/2025 - 21:05:44
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar takimin e tij të parë bilateral me kryeministrin e Belgjikës, Bart De Wever, në Bruksel – qytetin që shërben si qendër e Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Në një postim në Facebook, Kurti theksoi rëndësinë e këtij takimi për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe, duke vënë në pah mbështetjen që Belgjika i ka dhënë Kosovës, sidomos në rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe NATO. “Folëm për mundësitë e reja që shtojnë shkëmbimet, thellojnë bashkëpunimin dhe forcojnë raportet tona,” shkroi Kurti. Ai kujtoi gjithashtu se Belgjika, në vitin 2023, ngriti zyrën e saj diplomatike në Kosovë në nivel ambasade, ndërsa këtë vit njoftoi se do të mirëpresë atasheun e mbrojtjes së Kosovës. Vetëm dy muaj më parë, Ministria e Mbrojtjes së Kosovës dhe ajo e Belgjikës nënshkruan një Deklaratë të Qëllimit të Përbashkët në fushën e mbrojtjes, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit ushtarak.
25/09/2025 - 21:04:20
Prishtinë, 25 Shtator 2025- Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit pas një pune hetimore dhe operacionale ka arritur identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar, për disa raste që kanë të bëjnë me keqpërdorim të kartelave bankare. Njësiti i Hetimeve të Kryeqytetit ka realizuar me sukses punën hetimore, duke arrestuar të dyshuarën A.G, 24 vjeç dhe në koordinim me prokurorin është iniciuar rast për veprën penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e veprimtarive kriminale dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar dhe njëkohësisht fton qytetarët që të kenë kujdes të shtuar në mbrojtjen e të dhënave personale e bankare.
25/09/2025 - 21:02:21
Qershor 2025 Izjah Çelaj , Profesor i gjimnazit Gjergj Kastrioti Skenderbeu në Drenas dhe njëherit nenkryetar i partisë më të re në Drenas - Bashkimi Demokratik për Drenasin, është i dyshuar për vepren penale '' Mashtrimi '' për të cilin tashmë prokuroria ka nisur hetimet dhe mbledhjen e provave për të njejtin. Sipas burimeve tona i njejti muaj më parë ishte intervistuar nga Policia e Kosovës me autorizim nga Prokuroria në cilësi të dyshuarit, dhe gjate mbrojtjes së tij kishte mohuar pretendimet e palës ankuese madje ishte lëshuar në spekulime, por që deklaratat e të dëmtuarve, provat materiale dhe gjetjet tjera e kanë vertetuar të kundertën nga mbrojtja e tij për çka Prokuroria ka nisur ndërmarrjen e veprimeve për shkak të dyshimit të arsyeshëm në drejtim të vepres penale '' Mashtrimi ''. Një informacion të tillë e ka konfirmuar edhe Prokuroria e Prishtinës : Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se Prokurori shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës për mbledhjen dhe grumbullimin e informatave relevante. Çështja në fjalë nga ana e Prokurorit të shtetit është duke u trajtuar me prioritet. Sipas informacioneve Izjah Celaj dyshohet për disa raste në kohë dhe rrethana të ndryshme, nje rast ndaj ish dhëndrrit të tij, të cilin dyshohet se e ka dëmtuar materialisht në vlerë Qindra Mijëra euro, por edhe të dëmtuar tjerë me qëllim përfitimin e dobisë pasurore për vete apo tjetrin. Sipas asaj qka kemi siguruar i dyshuar lidhur me vepren penale '' Mashtrimi '' është edhe një person i afërt me të njejtin që si duket kanë vepruar së bashku në kohë dhe rrethana të ndryshme me qëllim përfitimin e dobisë pasurore në mënyrë të kundërligjshme. Personi i përmendur prezumohet i pafajshëm deri sa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formes së prerë nga gjykata. #IzjahCelaj #IzjahÇelaj #mashtrim #dyshuar
25/09/2025 - 20:30:50
Maj 2025 Prokuroria e Prishtinës, ka lëshuar autorizim Policisë së Kosovës për ta intervistuar në cilësi të dyshuarit profesorin e gjimnazit të Drenasit, njeherit edhe aktivistin politik ne kete qyteti Izjah Çelaj-n. Izjah Çelaj dyshohet qe me veprimet e tij me qellim perfitimin e kunderligjshem pasuror ka konsumuar veprat penale : Keqperdorim i Besimit, Mashtrim dhe ndihmë në kryerje të një vepre të rënde penale por qe per shkak te ndjeshmerise se rastit per kete te fundit nuk do te leshohemi ne komentim. Izjah Celaj gjate mbrojtjes përgjatë intervistimit ka mohuar akuzat madje eshte leshuar ne spekulime, por që kallëzimi penal ndaj tij, deklaratat e të dëmtuarve/dëshmitareve, provat materiale dhe personale e kane vertetuar të kunderten nga mbrojtja e dhene nga ana e tij, per cka prokuroria ka lëshuar aktvendim per fillim te hetimeve ndaj tij ne drejtim te vepres penale '' Mashtrimi ''. I njejti dyshohet qe ne vazhdimesi me qellim te perfitimit te kunderligjshem pasuror, me ane te fakteve/premtimeve te rreme ka demtuar persona te ndryshem ne periudha te ndryshme. I njejti prezumohet te jete i pafajshem deri ne nje vendim te formes se prere nga gjykata. izjah,Izjah,IzjahCelaj,IzjahÇelaj,dyshuar,intervistohet,mashtrim,mashtrimi
25/09/2025 - 20:29:00
Data December 29, 2024 Gjykata Themelore Prishtinë Dega Gllogoc e cila vepron si gjykatë e shkallës së parë ka shpallur aktgjykim dënues për profesorin e gjimnazit të Drenasit, Izjah Çelaj-n për veprat penale kanosje dhe lendim i lehtë trupor, ku edhe ne fillim të ketyre rasteve dhe gjate procesit kemi raportuar, gjithashtu për profesorin ekzistojnë edhe dyshime për përfshirje në vepra tjera penale Mashtrimi, Detyrimi, Shantazhi e ndihmë kryerjes së një vepre të rëndë penale. Ai po dyshohet se zhvati/mashtroi familjarë të afërm e përsona të tjerë duke i bërë të veprojnë në dëm të tyre pasuror për shkak që gjendej në borxhe. A janë vetëm borxhe obligimet e tij financiare, përveq dhëndrrit të tij kush janë të dëmtuarit tjerë nga veprimet e profesorit, si u dëmtuan dhe zhvatën ata në mënyra dhe forma të ndryshme për shkak të obligimeve që profesori gjendej dhe vazhdon të gjendet duke bërë edhe miqët e tij e shokët ti fus në kredi nepër institucione financiare në vend pasi ky nuk e kishte të mundur kreditimin për shkak të vonesave në kreditë aktive, për këto dhe të tjerat mbetet të shihet pas hetimeve mbi të njejtin, i cili është munduar e mundohet të fshehet nën petkun e profesorit. Palët kanë të drejtë ankese në gjykatën e Apelit nëpërmjet kësaj gjykate në afat 30 ditësh. Personi i përmendur në këtë artikull konsiderohet i pafajshëm deri sa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë. Izjah,izjah,IzjahÇelaj,IzjahCelaj,aktgjykim,denim
25/09/2025 - 20:27:14
Policia në Mitrovicën e Jugut sekuestron armë dhe municione Mitrovicë e Jugut, 25 shtator 2025 Hetuesit policorë të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, pas hetimeve të zgjeruara lidhur me një rast të dhunës në familje dhe mbi bazën e dyshimeve për posedim të paligjshëm të armëve, kanë realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit. Si rezultat i bastisjes, janë gjetur dhe sekuestruar: Pesë (5) armë të gjata; Një pistoletë me katër karikatorë; Katërqind e dyzet e shtat (447) fishekë të kalibrave të ndryshëm. Pas intervistimit, ndaj të dyshuarit mashkull kosovar, me aktvendim të prokurorit, është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Ndaj tije janë iniciuar raste për veprat penale "Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim i paautorizuar i armeve' dhe " Dhunë në familje ".
25/09/2025 - 20:23:49
Në krye të KFOR-it sërish do të jetë gjeneralmajori turk, Ozkan Ulutash. Më 3 tetor, në orën 11:00, komandanti në largim Enrico Barduani do t’ia dorëzojë detyrën Ulutashit. Në ceremoninë e ndërrimit të Komandës do të jetë është admirali Stuart B. Munsch, komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli. “Gjeneralmajori i Ushtrisë Italiane, Enrico Barduani, do t’ia dorëzojë komandën e KFOR-it gjeneralmajorit të Ushtrisë Turke, Ozkan Ulutas”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
24/09/2025 - 14:16:57
Shoqëria e avokatëve “Vokshi & Lata”, që përfaqëson kompaninë zvicerane “Richard Mille” në Kosovë, ka njoftuar se ora “luksoze” e reperit Mozzik, e konfiskuar ditëve të fundit nga Dogana e Kosovës, ka rezultuar të jetë falsifikat. Në një deklaratë për media, kjo shoqëri bëri të ditur se pas ekzaminimit të kryer nga vetë kompania Richard Mille, është konfirmuar se ora e ndaluar nuk është origjinale.“Si përfaqësues ligjor të markës prestigjioze zvicerane Richard Mille, konfirmojmë se ora e sekuestruar së fundmi nga Dogana është një falsifikat, sipas verifikimit zyrtar të kryer nga kompania Richard Mille. Rezultati është komunikuar tashmë zyrtarisht me Doganën e Kosovës dhe procedurat ligjore do të vazhdojnë.”, thuhet në reagimin e tyre. Në njoftimin e publikuar edhe në Facebook, “Vokshi & Lata” theksojnë se ky rast dëshmon rëndësinë e bashkëpunimit institucional për të luftuar falsifikimin dhe për të mbrojtur markat ndërkombëtare, konsumatorët dhe tregun vendas.
24/09/2025 - 14:10:38
Ditën e sotme mediat dhe rrjetet sociale u mbushën me raportime se ora luksoze Richard Mille, të cilën e kishte blerë reperi i njohur Mozzik, ishte fallco. Lajmi bëri xhiron e portaleve dhe shkaktoi reagime të shumta mes fansave, duke vënë sërish artistin në qendër të vëmendjes. Pak orë më vonë, Mozzik reagoi publikisht përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale. Reperi ka deklaruar se ajo që ndodhi me orën ishte lojë me skenar nga vetë ai për pushtetin. Ai e quajti këtë një sulm personal dhe të stisur ndaj tij, duke theksuar se gjithçka që ka arritur e ka bërë vetëm falë talentit dhe punës së tij. “Nuk kam fituar para as me drogë, as me hajni. Kam fituar vetëm me talentin tim. Dhe me orë fallco nuk mundet askush të më tatimojë me mijëra e mijëra euro”, shkroi ai. Reperi, i cili prej kohësh pretendon se është përballur me padrejtësi dhe presion nga autoritetet, shtoi se kjo situatë është bërë personale prej Dimal Bashës e Hekuran Muratit.Ai hamendësoi nëse kryeministri Kurti është në dijeni për ato që i quan “inate personave nga vendasit e tij” duke iu referuar Bashës e Muratit. “Unë i kam vetëm 29 vjet por gjithmonë kam qenë një hap para jush. Më lini rehat, se tash ju nxora ashiqare!”, përfundoi Mozzik reagimin e tij.
24/09/2025 - 14:09:35
Sipas Kelanit, operacionet policore janë duke u realizuar mbi dyshimet për përfshirje në veprimtari të ndryshme kriminale të personave të dyshuar. “Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante, me autorizim të prokurorisë kompetente, është duke i realizuar dy operacione policore, të cilat përfshijnë disa lokacione në dy rajone të ndara. Operacionet policore janë duke u realizuar mbi dyshimet për përfshirje në veprimtari të ndryshme kriminale të personave të dyshuar”, tregoi Kelani.Kelani po ashtu tha se, pas përfundimit dhe kompletimit të veprimeve policore, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë do të bëhen publike informacione shtesë.
24/09/2025 - 14:06:33
Në dyvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë, sot është nderuar rreshteri Afrim Bunjaku i cili ra heroikisht gjatë këtij sulmi. Familjarë, zyrtarë të lartë shtetërorë, pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe qytetarë të shumtë vendosen kurora lulesh tek varri i rreshterit. Në ceremoninë e homazheve, një moment prekës preku të gjithë të pranishmit, ku djali i heroit Bunjaku nuk i mbajti lotët pas vendosjes së luleve pranë varrit të babait të tij. Ai shihet teksa ngushëllohet nga të pranishmit dhe zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani. Figura e Afrim Bunjakut mbetet simbol i sakrificës dhe guximit në mbrojtje të rendit kushtetues, jetës dhe sigurisë së qytetarëve të Republikës së Kosovës.
24/09/2025 - 14:05:18
Kandidati i VV-së për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, ka vazhduar positmin e bashkëbisedimeve me qytetarë të ndryshëm të Mitrovicës. Pas videos së djeshme me një haxhi të nderuar, sot Peci ka postuar një video të një militanti, i cili shpreh pretendimet të çuditshme. Militanti në fjalë i ankohet Pecit se përkrahësit e partive tjera qëllimisht nuk po shfrytëzojnë urën e re që Qeveria Kurti e ka ndërtuar mbi lumin Ibër. “I lumi Allah e ka çu, qysh thojnë treni i fundit u kanë për Kosovë. Mos të ardhshit ju, veriu, Kosova faktikisht nuk ekzistojke”, thotë militanti. Më pas, i tregon për bojkotimin e urës nga qytetarët. “Edhe këtë urën e re që u maru po e bojkotojnë, o burri i dheut. As me kerre nuk janë tu i ra bre, pasha Pereninë”, shprehet ai, duke bërë me gisht.
24/09/2025 - 14:03:49
Lëvizja Vetëvendosje ka marrë këto ditë sondazhin e fundit të porositur për nevoja të brendshme të partisë, ku u bë matja për secilën komunë. Sic është mësuar nga burime të sigurta brenda VV-së, sondazhi e ka nxjerr humbës kandidatin e GUXO-s, Faton Peci, që në raundin e parë, shkruan „Jepi zë“. Në këtë sondazh, kandidati i PDK-së Arian Tahiri ka dalë i pari me mbi 50%, gjë që nënkupton se gara për Mitrovicën mund të mbyllet pa balotazh. E kjo gjë është vërejtur këto ditët e fundit, kur ka nisur ndryshimi i strategjisë nga partia GUXO, të cilët kanë nisur sulme ndaj kandidatit të PDK-së, Arian Tahiri. Sipas strategjisë së njohur dhe të përdorur shumë tashmë, do të përdoret figura e Sami Lushtakut, për ta goditur kandidatin e PDK-së, gjoja kontrollohet nga ai. E njëjta strategji ishte përdorur edhe nga Agim Bahtiri kundër Bedri Hamzës. Po ashtu, pjesë e strategjisë së re janë edhe sulmet personale ndaj kandidatit Arian Tahiri, me qëllim dëmtimin e imazhit të tij. Këto detaje të strategjisë i ka mësuar redaksia e „Jepi zë“ përmes burimeve nga brenda Partisë Guxo në Mitrovicë dhe është ndryshim i kursit pasi para disa javësh ishte bërë strategjia që të mos sulmohet kandidati i PDK-së me arsyetimin se „po i rritet njohja tek qytetarët“. E zbatimi i strategjisë ka nisur me disa faqe të hapura rishtazi për fushatë, sic janë „Zëri i Mitrovicës“, „Mitrovica Today“ të cilën e shpërndau edhe Faton Peci, „Minatori Press“, „Mitrovica Ime“ për të cilat nuk dihet kush i ka hapur, si dhe faqja e partisë Guxo në Mitrovicë. Po ashtu, janë hapur qindra profile fallco, për nevojat e realizimit të kësaj strategjie.
24/09/2025 - 13:58:12
John Stewart Duncan, ish-këshilltari i gjeneralit të NATO-s, Wesley Clark, tha sot se Kosova ishte zonë lufte në qershorin e vitit 1999, në kohën kur ai mbërriti në Kosovë për zhvillimin e negociatave për demilitarizimin e UÇK-së. Duncan po merret në pyetje nga prokurori i specializuar në Hagë, në rastin Thaçi dhe të tjerët. Prokurori e ballafaqoi Duncan-in me pyetje rreth një materiali me video gjatë negociatave mes zyrtarëve të NATO-s dhe krerëve të UÇK-së. Sipas dëshmisë së Duncan, të dhënë në seancën e djeshme, video tregon diskutimet e zhvilluara në dy ditë: më 17 qershor dhe më 19 qershor. Në videon e regjistruar, megjithatë, është e stampuar vetëm data 17 qershor. Duncan, i cili po dëshmon në Hagë si dëshmitar i mbrojtjes së Hashim Thaçit, tha se pamjet janë paksa të manipuluara. Ai u pyet pse mbante rroba të njëjta në të dyja takimet me zyrtarët e UÇK-së, si më 17 qershor, ashtu edhe më 19 qershor të vitit 1999. “Ato ishin rrobat që vesha për negociatat. Nuk isha në shtëpi [qesh]”, tha Duncan, duke qeshur me pyetjen e prokurorit. Tutje, prokurori insistoi se pse edhe të tjerët, përfshirë Xhavit Halitin, nuk i kishin ndërruar rrobat nga dy ditët e diskutimeve. Edhe kësaj pyetje, Duncan iu përgjigj me buzën gaz. “Ne ishim në zona lufte. Nuk kishim marrë shumë rroba me vete. Ndër perceptimet që ju përmenda më herët, ishte edhe era e luftës që shumica e njerëzve e kishin mbi vete. Ne nuk po udhëtonim në hotele me pesë yje, ishim në një zonë lufte – sigurisht që njerëzit po mbanin të njëjtat rroba për më shumë se një ditë rresht, ashtu siç bëra edhe unë. Pra, nuk shoh ndonjë problem të madh që njerëzit mbajnë të njëjtat rroba për disa ditë. Dhe, në fakt, kishte mundësi që rrobat të ishin larë ditën e mëparshme, më 18, ndërmjet dy diskutimeve”, tha ai.
24/09/2025 - 13:55:49